Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ministri i Rendit Igli Toska ka pranuar për herë të parë, se në Shqipëri ka tentativa të prodhimit të drogës, madje duke përmendur dhe prodhimin e drogës sintetike ekstazi. Ky fakt pranohet pas deklaratës së bërë disa ditë më parë nga kryeprokurori Sollaku gjatë një konferencë zyrtare, ku kreu i akuzës pohoi, se në vend ka tashmë prova, se droga në Shqipëri jo vetëm se kalon transit, por dhe prodhohet.

Igli Toska: “Dua të theksojë që prokurori i përgjithshëm në fjalën e tij në konferencën anti-drogë, tha që ka tentativa të individëve për të prodhuar perkusor për prodhimin e ekstazis, si dhe tentativa të individëve të cilët mund të mbjellin dhe bimën e heroinës. Ka tentativa, për të prodhuar lëndë të tilla narkotike, perkusorë për lëndë të tilla narkotike, por gjithsesi këto janë vetëm në fazën e tentativës, janë identifikuar tashmë prej nesh edhe siç e keni parë po goditen dhe do vazhdojnë të goditen edhe në ditët në vazhdim. Policia dhe prokuroria nuk mund të jenë të ndara nga njëra-tjetra, këtë e shoh vetëm në disa media. Ne jemi një trup që operojmë bashkërisht dhe nuk mund të kuptohet që të kesh operacione policore pa prezencën e prokurorëve në këto operacione.”

Ky pohim i ministrit të rendit është bërë pas ceremonisë përuruese të ambienteve të reja të Akademisë së Policisë dhe fillimit të vitit të ri shkollor./tvklan.al

Gazetare: Aranita Brahaj