Lajme Arkiva 2004
Ministri i Rendit Publik Igli Toska ka ndjekur me vëmendjen e merituar deklaratat në media të disa zyrtarëve dhe të ish zyrtarëve të policisë së shtetit si edhe të ndonjë të interesuari.
Kështu niste njoftimi për shtyp i Ministrisë së Rendit, por ndërsa gazetarët prisnin të mësonin shkaqet e vërteta dhe transparencën e ligjeve, njoftimi kthehet në një akt-akuzë për kryekomisarin Pjerin Ndreu.
Madje veç akuzave Ndreu kërcënohet edhe për faktin pse ka folur publikisht. Në mënyrë krejt absurde institucioni i Ministritë së Rendit, kërcënon personalisht qytetarin Ndreu.
Nëse është rihapur dosja penale ndaj Ndreut, nuk është detyrë funksionale e zëdhënësit të Ministrisë së Rendit, të pohoj këtë, por e prokurorisë. Policia ka detyrë vetëm të denoncojë, por jo të jap vendim.
Është kthyer tashmë në modë që ministria e Rendit reagon sa herë që kritikohet metoda e drejtimit. Përse nuk hetoi Igli Toska Ndreun kur ai ishte në detyrë, por kur ai dha dorëheqjen?
Të gjithë oficerët madhor të cilët për fatin e tyre të keq kanë qenë drejtues të operacionit të famshëm puna, tashmë janë pa punë, njëlloj si trafikantët që gjithashtu janë të lirë.
E pikërisht për këtë koincidencë, opinioni kërkon transparencë për lëvizjen e Toskës pa llogaritur informacionet që vijnë sipas të cilave lëvizjet tani bëhen mbi baza personale, nepotike e rrjedhimisht të rrezikshme, në ndonjë rast edhe pasoja e hakmarrjes personale të Toskës./tvklan.al