Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, të dërgojë planin rregullues të kryeqytetit sa më pare pranë sekretarisë së KRRTRSH-së për miratim.
Gjatë inspektimit të punimeve në një rrugë në Cakran të Fierit, Olldashi i bëri thirrje Ramës të mos merret me akuza të pavërteta në lidhje me këtë plan.
Sokol Olldashi: “Ju keni parë dje kryetarin e bashkisë Tiranës që është modeli i politikanëve që bëjnë llafe, madje në mënyrën më të pa turpshme doli gënjeu dhe ftoi qeverinë të miratoi planin. Jemi të gatshëm të miratojmë Planin Urbanistik të Tiranës por duhet të na e dërgoi, sepse nuk e ka dërguar akoma, e ka akoma në sirtar planin. Kështu që të mos të dali dhe te gënjej në mënyrë të pacipë përpara kamerave, por të bëj detyrën që ka për të bërë, të nis Planin pranë Sekretarisë Teknike të KRRTRSH-së dhe ne do të procedojmë me shpejtësi që ti japi Planin Rregullues kryeqytetit, në mënyrë që edhe kryeqyteti të funksionoj dhe të mos mbetet i bllokuar sikurse është bërë deri më sot”.
Gjatë inspektimit të kësaj rruge që lidh Cakranin me qytetin e Fierit, ministri Olldashi tha se investimet në këtë qark do të vazhdojnë duke realizuar kështu premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale.
Sokol Olldashi: “Do të vazhdojmë të investimet në rrugët e qarkut të Fierit për të përmirësuar gjithë infrastrukturën e këtij qarku, në këtë mënyrë që të përmbushim të gjitha ato premtimet që ne i kemi bërë banorëve të kësaj zone, për t’i dhënë brenda mandatit 4-vjeçar një infrastrukturë tërësish moderne rrugore”.
Punimet për këtë aks rrugorë po ecin me ritme të shpejta dhe priten të përfundojnë brenda afateve të caktuara./tvklan.al