Rruga Durrës-Kukës, rruga qe do te bashkoje shqiptaret ne me pak se dy ore, ishte motivi i ekspozitës me imazhe te paraqitura ne mjediset para kryesisë se kuvendit.
Përveç qytetareve, te cilët duken te interesuar për këtë sipërmarrje madhështore, qe po vjen drejt kurorëzimit, ekspozitën e vizitoi edhe Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, i cili theksoi se fotot e shkrepura ne këtë vepër gjigande, bëjnë te ndërgjegjshëm edhe kundërshtarët politike për vlerën e saj.
Sokol Olldashi: “Kjo ekspozite lëvizëse ka edhe një vlere tjetër, se u jep mundësi edhe qelbësve te politikes, qe te paktën virtualisht ta përshkojnë këtë rruge. Të vijnë ta shikojnë këtu, meqenëse se kane marre kurrë mundimin ta shikojnë realisht. Të shikojnë veprat e saj, detajet e saj që janë te pakrahasueshme me gjithçka tjetër që është bërë deri më sot në këtë vend. Është komunikuar data e inaugurimit, por ju mos kini kaq ngut, Qershori është afër, fundi i punimeve është afër dhe do të ftoheni te gjithë që siç e shikoni rrugën këtu në fotografi pothuajse të mbaruar të shikoni edhe të jetë tërësisht i mbaruar.”
Gazetarja: Me 25 Qershor, zoti Olldashi?
Sokol Olldashi: “Po mund ta lëmë dhe në 27”.
Fotot prezantojnë për kalimtaret kureshtare pamje nga tunelet e saj, te cilësuara si me te gjatat ne Ballkan, urat e saj, plot 40 si dhe punimet përfundimtare për këtë rruge mes malesh qe lidh Shqipërinë dhe Kosovën./tvklan.al