Ministria e Shëndetësisë jep alarmin se janë përgjysmuar rezervat në bankat e gjakut dhe se të sëmurët kronik po marrin më pak gjak seç duhet. Zëvendës ministri i shëndetësisë Arben Ivanaj u shpreh se dhurimi i gjakut vullnetar mbetet e vetmja mënyrë për të plotësuar nevojat. Pasi importi i gjakut prej muajsh nuk është mundur të realizohet.

Arben Ivanaj: “Në 10-ditëshin e fundit të sëmurët me sëmundje kronike kanë marrë le të themi dy herë më pak gjak seç ishte parashikuar që të merrnin. Për vetë faktin që stoku aktual në spitalet tona, stoku i gjakut në qendrat tona, në bankat tona të gjakut është pakësuar. Edhe për hir të së vërtetës ne kemi afërsisht 4-5 muaj që kërkojmë të importojmë, por nuk ka.”

Edhe pse rezervat e gjakut janë ulur, zëvendës ministri Arben Ivanaj deklaroi, se situata është më e mirë duke e krahasuar atë me një vit më parë. Ndërsa pritet që së shpejti të rritet numri i dhuruesve vullnetar./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami