Mario Mitaj është lojtari më i ri i Al Ittihad. Klubi nga Arabia Saudite, zyrtarizoi këtë të martë, afrimin e mbrojtësit të Shqipërisë, nga rusët e Lokomotikës së Moskës.

Bëhet fjalë për një huazim, për të cilin arabët do të paguajnë 1.2 milionë euro, me të drejtë blerje në fund të sezonit, për 5 milionë euro.

Gjithashtu, lojtari do të arkëtojë rreth 3 milionë euro pagë në sezon.

Tek Al Ittihad, Mitaj do të gjejë emra që kanë bërë histori në futbollin europina, si Karim Benzema apo Ngolo Kante.

Gjatë verës, interes për 21-vjeçarin, kishte nga Seria A, nga klube si Juventusi, Lazio apo Bologna.

Për Mitajn, kjo do të jetë aventura e parë në Lindjen e Mesme, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e AEK-ut në Greqi. /tvklan.al