Humbja e rreth 1 milion votave në zgjedhjet e fundit europiane, ka detyruar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis të bëjë një analizë të thellë. Ai ka thirrur në një takim 7 eurodeputetët, mes tyre dhe Fredi Belerin, që merrte pjesë nëpërmjet video konferencës nga burgu. Kjo u bë e mundur pas miratimit të lejes nga SPAK. Në tryezën e thirrur nga kreu i qeverisë ishin dhe ministra të kabinetit qeveritar.

Analistët në Greqi thonë se një përqindje e lartë e mbështetësve tradicionalë të Demokracisë së Re nuk votuan dhe kjo ishte arsyeja kryesore e këtij rezultati. Ata theksojnë se Mitsotakis duhet të njohë gabimet që ka bërë dhe madje duhet të ndërmarrë sipas tyre, dhe disa ndryshime në qeveri.

Në zgjedhjet e mbajtura të dielën, Demokracia e re gjithsesi i rendit e para ku mundi të sigurojë 7 vende në Parlamentin Europian me 28.3 përqind të votave. Në zgjedhjet e fundit të përgjithshme ai mori 33 përqind të votave.

Beleri mori 237,344 vota duke u renditur i katërti në listën e Demokracisë së Re. Atij nuk i duhet leje nga burgu për të bërë betimin pasi kjo procedurë tashmë është hequr nga Parlamenti Europian. Por Belerit, i do të duhet të kërkojë leje të posaçme më 16 korrik, kur pritet të mblidhet për herë të parë në Strasburg, parlamenti i ri.

Klan News