Mjekësia Ligjore ka nxjerrë konkluzionet e para për shkaqet e vdekjes së biznesmenit Kosta Trebicka. Në raportin e ekspertëve të saj thuhet se nga analizat dhe veçorit e jashtme dhe të brendshme, shkaku i vdekjes së viktimës është politrauma e shoqëruar me shembje të kokës dhe gjoksit dhe dëmtimet e organeve përkatëse. Me mekanizmin e goditjes, përplasjes kjo karakteristikë e traumave automobilistike.
Grupi i ekspertëve mjekoligjor e ka kryer dy herë ekzaminimin e trupit në morgun e spitalit të Korçës. Në fazën e dytë kanë marrë pjesë 4 ekspert mjeko ligjor nga të cilët 2 ekspert të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, eksperti mjekoligjor i Gjykatës së Apelit Korçë dhe eksperti mjeko ligjor i Gjykatës së Rrethit Pogradec.
Konkluzionet nuk janë përfundimtare, por sipas ekspertëve të gjitha të dhënat flasin për një vdekje të ardhur si pasoj e përplasjes së viktimës me autoveturën e tij. Ai ka dëmtime në kokë, në pjesën e pasme dhe në fytyrë si dhe dëmtime në trup dhe në gjymtyrë.
Megjithatë ekzaminimi i plotë mësohet se do të përfundojë pas 21 ditësh pas analizave laboratorike të lëngjeve të gjetura në stomakun e viktimës, për të sqaruar në këtë mënyrë nëse Trebicka ka konsumuar pije alkolike apo lëndë helmuese./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani