Blendi Fevziu ‘ka provuar’ së fundmi edhe botën e muzikës. Në një video të postuar në rrjetet sociale, gazetari shfaqet krah Ylli Limanit.

Videoja nis me pyetjen e Fevziut, “çfarë do të këndojmë ne?” dhe Ylli i lë zgjedhje të lirë. Pa mundur të përzgjedhin një titull kënge, nisin të ndjekin këngën e Artjola Toskës që dëgjohet në sfond.

Gazetari e nis, por ngatërrohet disa herë dhe Ylli ‘i tmerruar’ ndërpret këngën për t’i thënë të vërtetën ‘e hidhur’.

Yll Limani: S’di të këndosh.

Blendi Fevziu: Si jam me zërin?

Yll Limani: Tmerr!

Blendi Fevziu: Tmerr jam ë?

Yll Limani: Ti s’duhet të këndosh, vetëm kur vetëm se bëhesh nervoz.

Blendi Fevziu: Ylli Limani thotë këndo kur je vetëm se lë nam.

Yll Limani: Jo, jo, jo tmerr!

Blendi Fevziu: Edhe në shkollë më përzunë nga grupi.

Yll Limani: Për të folur flet bukur, për të kënduar, tmerr!

/tvklan.al