Një çmim për solidaritetin ndaj grave me të cilin Justin Baldoni ishte nderuarsë fundmi, është tërhequr sërish nga organizata pas skandalit mes tij dhe Blake Lively ku kjo e fundit e ka akuzuar për ngacmim seksual.

Baldoni kishte marrë një çmim nga Vital Voices, një organizatë botërore jofitimprurëse që fokusohet te fuqizimi i grave, i cili iu dorëzua këtë muaj.

Çmimi simbolizonte ”burrat e jashtëzakonshëm që kanë shfaqur kurajë dhe dhembshuri në mbrojtjen ndaj grave dhe vajzave”.

Baldoni e postoi në faqen e tij dhe tha se ishte “shumë i nderuar dhe i përulur” si dhe theksoi punën e vazhdueshme që duhej bërë për të ndihmuar brezat e ardhshëm.

“Shpresa ime është që ne të mund të ndihmojmë djemtë tanë, teksa janë ende të rinj që pikat e dobëta janë forcë, ndjeshmëria është superfuqi dhe empatia i fuqizon”, shkroi aktori.

Mbrëmjen e së hënës, organizata njoftoi se e kishte tërhequr çmimin pas padisë së Lively për “nxitje urrejtjeje nga aktori”, studioja e tij dhe ekipi i marrëdhënieve me publikun, që janë “kundër vlerave” të shoqatës. Në deklaratë, Vital Voices thotë se e ka njoftuar Baldoni për vendimin e marrë.

Ekipi ligjor i Baldoni ka deklaruar për BBC se akuzat e Blake Lively janë “kategorikisht false” dhe thanë se punësuan një menaxher krizash sepse aktorja kishte kërcënuar se do ta shkatërronte filmin nëse nuk i plotësoheshin kërkesat./tvklan.al