Ernest Muçi pritet të ndryshojë skuadër në këtë merkato vere. Fantazisti i Shqipërisë, me shumë mundësi do të largohet nga Besiktas, pjesë e të cilëve është nga janari i këtij viti.
Sezoni i ri, nuk ka nisur mirë për futbollistin kuqezi, pasi në dy ndeshjet e para, nuk ka luajtur asnjë minutë. Kjo tregon qartë, se drejtuesit duan ta shesin dhe trajneri nuk dëshiron ta rrezikojë.
Prej kohësh përflitet për një interesim nga Aston Villa në Premier League, por ende nuk ka asgjë konkrete.
Afrimi i kësaj vere te Besiktas, Rafa Silva, i ardhur nga Benfica, ka bindur trajnerin Giovanni van Bronckhorst, me këtë të fundit që i ka besuar vendin e titullarit, në rolin e fantazistit, që më herët bëhej nga Muçi.
23-vjeçari shqiptar pëlqehej nga trajneri i ri, por pas afrimit të futbollistit portugez, situata ka ndryshuar dhe Silva është kthyer zgjedhje e parë.
Në këtë situatë, Muçi duhet të gjejë një skuadër të re, për të vazhduar karrierën e tij. /tvklan.al