Myrto Uzuni nuk di të ndalet në La Ligën 2. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi sërish me Granadën, por pa arritur të shmangë humbjen në transfertën e Zaragozës.
Uzuni shënoi golin për 2-1. Pavarësisht humbjes ky gol vlen për beratasin që ngjitet në kuotën e 6 golave sezonal. Forma e mirë e ndihmon 29-vjeçarin për të qenë i gatshëm për kombëtaren shqiptare në ndeshjet e nëntorit.
Klan News