Myrto Uzuni ishte edhe një herë tjetër vendimtar për Granada, duke i dhënë fitoren në fushën e Castellon, duke qëndruar në garën për t’u rikthyer në La Liga. Sulmuesi shqiptar realizoi golin e suksesit 3-2 mbrëmjen e së martës.

Uzuni realizoi me 11-metërsh në kohën shtesë, ndërsa më herët kishte patur mundësi të tjera shënimi. Gazeta e njohur sportive spanjolle AS shkruan; Uzuni shpëton triumfin e Granada në frymën e fundit. Faqja El Desmarque e vlerësoi si më të mirin e takimit.

5 gola deri më tani për Myrto Uzunin në La Liga 2. Uzuni ka mbërritur në 40 gola në total në kampionat qëkur erdhi te Granada, vetëm 4 gola larg rekordit të marokenit Youssef El Arabi, i cili u ndal në kuotën 44.

Tv Klan