Sezoni fantastik në fushë mund të shndërrohet në një trampolinë të rëndësishme për Ardian Ismajli. Mbrojtësi shqiptar ka fituar vëmendjen e gjigantëve të Serie A. Pas Interit dhe Juventusit, në gjurmët e 28-vjeçarit është vënë Napoli.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, kampionët dëshirojnë të bëjnë bashkë një qendër të mbrojtjes tërësisht shqiptare. Duke iu referuar këtyre burimeve, lojtari do të zëvendësonte Juan Jesus, me brazilianin që nuk ka gjetur hapësira të shumta në fushën e lojës.

Antonio Conte e pëlqen së tepërmi Ismajlin, i aftë për të luajtur në mbrojtjen me tre dhe tepër i fortë në lojën në ajër. Eksperienca e madhe në këtë kampionat e bën futbollistin e kombëtares shqiptare në një element tepër cilësor për këdo skuadër.

Ofensiva që e dërgon Napolin te Ismajli do të kryehet në merkaton e dimrit, periudhë që i pëlqen edhe Empolit. Toskanët kanë marrëveshje me 28-vjeçarin deri në fund të sezonit dhe për të mos rrezikuar ta humbas me parametra zero do lejonte kalimin e Ismajlit në Napoli që në Janar.

Klan News