NBA dhuroi emocione në dy ndeshjet e radhës. Los Angeles Clippers mposhti Golden State me shifrat 112-104. Kroati, Ivica Zubac bëri diferencën në parket, duke shënuar 23 pikë, 18 rebaund dhe 6 asiste. Formë të mirë tregoi edhe James Harden me 23 pikë, ndërsa Powell realizoi 20 pikë.
Në anën tjetër, Andrew Wiggins ishte më efektivi me 29 pikë, ndërsa Stephen Curry shënoi 18 pikë, por u largua me një dëmtim në kyçin e këmbës së majtë.
Shai Gilgeous-Alexander kompletoi një double-double prej 35 pikë, 11 rebaund dhe nëntë asistime për të ndihmuar Oklahoma City Thunder të mund Atlanta Haëks 128:104.
Chet Holmgren shënoi 25 pikë, së bashku me nëntë rebound dhe Jalen Williams ishte gjithashtu i mirë me 20 pikë dhe nëntë rebaund për Thunder. Trae Young shënoi 24 pikë me tetë asistime për Hawks, ndërsa Zaçharie Risaches ishte gjithashtu solid me 13 pikë dhe gjashtë rebaund.
Klan News