Me ndërprerjen e reshjeve situata ka nisur të përmirësohet në të gjithë vendin. Pas dy ditësh, gjatë natës është hapur dhe bërë i kalueshëm by pass-i Qafë Murrizit në rrugën e Arbrit.

Për shkak të erës së fortë, ende ka vështirësi në qarkullim në segmentin Fushë Bulqizë deri në Planin e Bardhë. Sakaq, autoritetet njoftojnë se po punohet për hapjen e rrugëve nga dëbora në zonat e thella.

Me uljen e temperaturave, ngricat kanë pushtuar rrugët e zonave malore, ndaj policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të jenë të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë dhe të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët.

Në qarkun e Lezhës probleme janë hasur në rrugën që të çon drejt Kishën së Shna Ndout në Laç.  Për shkak të mospastrimit të rrugës, Lëvizja e mjeteve u vështirësia e për pasojë shumë besimtarë mbetën të bllokuar.

Në qarkun e Shkodrës shumica e akseve janë të hapura. Përjashtim bën Bashkia Fushë-Arrëz, rruga Iballë vazhdon të jetë e bllokuar.

Edhe sot ka mungesë energjie në disa fshatra, ndërsa po punohet për riparimin e defekteve të shumta elektrike.

Për shkak të kushteve të motit, vijon pezullimi i përkohshëm i procesit mësimor në 69 shkolla, në Mat, Dibër, Bulqizë, Klos, Kukës, Pukë.

Tv Klan