Vllazina rimori pas vetëm 1 jave kreun e kategorisë superiore pas fitores 2-0 me Lushnjën në “Loro Boriçi” dhe merita i takon sulmuesit Xhevahir Sukaj, i cili realizoj nga 1 gol për çdo pjesë. Pas javës së 21 Vllaznia është në vendin e parë me 41 pikë 1 më shumë se Tirana e vendit të dytë dhe 6 më shumë se Dinamo e vendit të 3.

Blutë fituan në Vlorë 2-0 me golat e Igli Allmuçës dhe Poçit. Në Fier Shkumbini me 1 gol të Arlind Norës ka fituar ndaj Apollonisë, ndërsa në Ballshë 5 minutat e fundit të lojës Bylisi vendas ka mundur Teutën 2-0./tvklan.al

Gazetari: Erion Todhe