Ylli me origjinë shqiptare, Dua Lipa është në listën e më të pasurve të Mbretërisë së Bashkuar të moshës nën 40 vjeç. Në mesin e kësaj liste janë po ashtu edhe artistët Harry Styles dhe Ed Sheeran. Lista e më të pasurve nën moshën 40-të shfaqet në një artikull të “The Sunday Times”, ku zbulon pasurinë e 350 individëve dhe familjeve më të pasura në Britani.
Këngëtarja e muzikës pop, Dua Lipa, renditet e 29-ta në këtë listë së bashku me yllin e Harry Potter, Daniel Radcliffe. Secili prej tyre ka një pasuri prej 90 milionë Paundësh. Lipa, e cila do të performojë në Glastonbury Festival në Qershor, publikoi së fundmi albumin e saj të tretë “Radical Optimism”, i cili u ngjit në vendin e parë në tabelën zyrtare të albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.
Në moshën 33-vjeçare dhe në vendin e 10-të në listën “Under 40”, është këngëtari i Shape Of You, Ed Sheeran, i cili është kurorëzuar si muzikanti i ri më i pasur në Britaninë e Madhe me 340 milionë Paund.
Ylli tjetër më i pasur i popit në Mbretërinë e Bashkuar nën moshën 40 vjeç është ish-anëtari i One Direction, Styles, 30 vjeç, i cili fitoi 175 milionë Paund përmes shfaqjeve muzikore dhe filmave. Në vendin e 19-të është fituesja e 16-të Grammy-t, Adele me 170 milionë Paund.
Në krye të listës është Hugh Grosvenor, Duka i VII i Westminsterit, me 10.1 miliardë Paund. Duka, i cili është kumbari i Princit George, trashëgoi titullin e tij dhe një portofol të madh toke dhe pronash në moshën 25-vjeçare.
Lista e të pasurve të “Sunday Times 2024” paraqet pasurinë e 350 njerëzve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar dhe bazohet në pasurinë e identifikueshme, duke përfshirë toka, prona, asetet e tjera si arti dhe kuajt e garës, ose aksione të rëndësishme në kompani të ndryshme./tvklan.al