Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë i është shtuar edhe Spitali Ditor, një strukturë e cila do të ofrojë shërbim për të gjithë pacientët që do të kenë nevojë për terapi dhe një monitorim të vazhdueshëm nga mjekët.
Andrin Tahiri, shef i i Shërbimit të Toksikologjisë, QSUNT: Spitali ditor është një qasje e re, nju strukturë e re bashkëkohore multidisiplinore që do u vijë në ndihmë të gjithë atyre pacientëve apo grup pacientësh të cilët kanë nevojë për asistencë mjekësore, jo vetëm për ata, por edhe për ne mjekët është një komoditet për të dhënë ndihmën ashtu siç duhet. Pra për të gjithë këtë fluks që ka nevojë për asistencë mjekësore, menaxhohet në mënyrë më operacionale, pra kushdo në vendin e duhur, cilido merr ndihmën e duhur. Ulet dhe fluksi, jepet ndihma akoma më racionale dhe akoma më profesionale.
Pjesë e strukturës së re të Spitalit Ditor në QSUNT, do të jetë edhe Shërbimi i Toksikologjisë.
Andrin Tahiri, shef i i Shërbimit të Toksikologjisë, QSUNT: Toksikologjia i përket këtij lloj spitali ditor. Sot toksikologjia klinike me plot kuptimin e fjalës është fushë e ekspertizës jo vetëm për mjekun toksikolog, por edhe për mjekun e urgjencës dhe për një grup të madh mjekësh. Shërbimi ndër vite ka ecur goxha dhe ofron një mënyrë profesionale për të gjithë ata pacientë të cilët kanë nevojë.
Spitali Ditor është e para strukturë e këtij lloji në Shqipëri me një sipërfaqe prej 3500 metra katrorë e do të ofrojë shërbim shëndetësor edhe për 65 mije pacientë me sëmundje kronike.
Klan News