Në kuadër të operacionit policor të koduar “Flagranca 1” është vënë në pranga 33-vjeçari me iniciale E.D., banues në Lezhë.
Ai është ndaluar nga unifromat blu ndërkohë që drejtonte automjetin tip “Benz” nëpër Tiranë, në të cilin gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 1 pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për të zbuluar qëllimin për të cilin ai qarkullonte me armë zjarri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al