Demi Moore vazhdon të jetë e pranishme në jetën e ish-burrit të saj, Bruce Willis. Prej disa kohësh, aktori është diagnostikuar me demencë.

Ajo e viziton çdo javë për t’u siguruar që ai dhe familja e tij kanë gjithçka u nevojitet.

Ne do të jemi gjithnjë familje, vetëm se në një formë tjetër”, tha Moore në një intervistë për “Variety”.

62-vjeçarja shpreson se ndarja e detajeve të lidhjes së tyre miqësore do të ndihmojë ata që kanë kaluar një divorc.

“Shpresoj që të jetë inkurajuese për të tjerët që të shohin se kanjë mënyrë tjetër për t’i bëjë gjëra. Ka jetë pas divorcit. Ka një rrugë për të bashkëprindëruar me dashuri”.

Moore dhe Willis ishin të martuar nga vitin 1987-2000 dhe kanë tri vajza. Aktori ka edhe dy vajza me bashkëshorten Emma Heming.

Në mars të vitit 2022, familja e aktorit njoftoi që ai do të tërhiqej nga karriera pasi ishte diagnostikuar me “aphasia” (nuk mund të kuptojë ose flasë). Në shkurt 2023, ata njoftuan se ai vuante edhe nga demenca frontotemporale./tvklan.al