Hëna e plotë në shenjën e Dashit na nxjerr para një jave shumë të rëndësishme. Sipas astrologes Krisanthi Kalogeri kjo do të jetë një javë shumë dinamike me një veprimtari shumë të theksuar në aspektin e astrologjisë.

Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan astrologia Krisanthi Kalogeri tha se ditët në vazhdim për disa shenja do të jenë të mbushura me zënka, keqkuptime dhe sfida, por për disa të tjera do të jenë romantike dhe shumë erotike, madje shumë prej tyre mund të gjejnë shpirtin binjak në këtë ‘periudhë të trazuar’ të hënës së plotë. Gjithsesi ajo paralajmëroi shenjat që të tregohen vigjilente në disa data të caktuara të muajit Tetor.

Dashi: Është një periudhë pak tensionuese për ju, ku mund të keni kontradikta me njerëz, në fantazinë tuaj dhe jo në realitet do të keni idenë se keni më shumë njerëz që janë përballë jush dhe jo në krahun tuaj, pra i shikoni më tepër si “armiq”. Nga e gjithë kjo situatë ju do të ndërgjegjësoheni dhe do të shikoni gjërat më me realitet. Hëna e plotë që zhvillohet në shenjën tuaj në datën 17 iu fton të përqendroheni në veten tuaj. Të trajtoni me kujdes dhe qetësi çështjet që kanë të bëjnë me pronën dhe me familjen tuaj. Mund të keni ndryshime në karrierë. Gjithsesi gjeni mbështetje nga njerëzit e rrethit tuaj të afërt. Më të ndikuarit e kësaj shenje janë të lindurit nga data 11-16 Prill. Ditën e hënë dhe të martë do të keni preokupim në çështjet financiare, tregohuni të mençur dhe veproni me strategji.

Demi: Hëna e plotë që ndodh në datën 17 nuk iu ndikon drejtpërdrejt, por ju vetë jeni të stresuar, keni një shqetësim më tepër se herët e tjera, ndoshta ju e ekzagjeroni në kokën tuaj dhe mendoni këtë shqetësimin se sa është në realitet. Duhet të dini të përdorini mirë fjalët me takt dhe të gjeni qetësinë tuaj, të gjeni kohën të mendoni, sepse pas vendimeve që do të merrni do të gjeni dhe kohën për të rritur të ardhurat apo financat tuaja. Nga data 17 deri në datën 11 Nëntor mund të merrni më tepër kënaqësi në jetën tuaj të përditshme, mund të keni mbështetje, të ardhura, fitime madje edhe dhurata. Të hënën mos hyni në konflikte me njerëz që janë më lart se ju, me bashkëpunëtorë ose me të dashurit tuaj, mos i prishni marrëdhëniet tuaja, ndërkohë që nga e marta pasdite, të mërkurën dhe deri në datën 18 do të jetë një periudhë shumë erotike, do të keni shanse në jetën tuaj sociale, dhe do të keni mundësi për njohje, ndihmë dhe mbështetje. Ndoshta dhe një udhëtim mund të organizoni gjatë kësaj jave ose deri në fund të javës që vjen.

Binjakët: Hëna e plotë edhe pse ka konflikte dhe një tendencë tensionuese, tek ju do të funksionojë me shumë pozitivisht. Mund të hasni disa pengesa në lidhje me një plan kolektiv që ju keni, dhe njëkohësisht mos u implikoni për gjëra që nuk jeni të sigurt, aq më tepër në ato iniciativa që kërkojnë një buxhet financiar. Gjithashtu mund të ndjeni një luhatje për planet dhe synimet që keni për të ardhmen, ndërkohë që nga ana tjetër jeni shumë të favorizuar për të gjetur ndihmën nga rrejti juaj social, kështu që shfrytëzojeni këtë javë për të qenë sa më shumë aktivë. Në fillim të javës do të keni shqetësime që mund t’iu nxjerrin jashtë zonës së komfortit, ju jeni njeri njerëz që dini të përshtateni ndaj do të gjeni zgjidhje pas datës 15. Ndryshimet në punë ose në shtëpi që mund të realizoni deri në datën 18, do të ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj. Sigurisht nga data 17 deri në datën 11 Nëntor është një periudhë shumë e mirë, shumë erotike dhe një periudhë ku mund të gjeni gjysmën tuaj të zemrës.

Gaforrja: Një periudhë shumë e ngarkuar dhe për ju, ku do të keni nerva më tepër do të grindeni më tepër dhe ndoshta do të jeni dhe nga ana shëndetësore në gjendje jo shumë të mirë. Më të ndikuarit e kësaj hëne të plotë do të jenë personat e lindur nga data 14 Korrik deri më 18 Korrik. Është momenti të përqendroheni në karrierën dhe jetën tuaj sociale, të mos hyni në konflikte dhe të mos acaroni situatat, nëse ndjesi se të tjerët iu provokojnë, rruga e diplomacisë është ajo e duhura. Nga ana tjetër puna që keni bërë dhe të gjitha sakrificat do të japin një rezultat pozitiv. Në fillim të javës mund të keni disa debate me njerëz që kanë ndikim tek ju, por duhet të jeni të përgatitur sepse ditë më të mira vijnë nga data 15 dhe deri në datën 18, ku veç problemeve që iu sjell hëna e plotë do të keni shanse të udhëtoni,nuk do mungojnë as përjetimet erotike.

Luani: Hëna e plotë është shumë pozitive pasi hap horizonte të reja në jetën tuaj, dhe krijon kushte shumë të mira për të vepruar në lidhje me studime që doni të bëni, për planet që keni për të ardhmen. Gjithsesi duhet të evitoni prapaskenat, shqetësimet që krijohen në psikologjinë tuaj, stresi dhe të kujdeseni pak më shumë për problemet tuaja shëndetësore. Kjo javë në fillim të saj krijon çështje që ndoshta iu befasojnë në lidhje me familjes ose karrierën tuaj. Por nga data 15 pasdite deri në datën 18 do të gjeni zgjidhje që kanë të bëjnë me familjen tuaj, pronën, punën, por dhe përditshmërinë tuaj. Nga data 11 deri në datën 17 Nëntor periudha është shumë erotike dhe shumë krijuese për ju.

Virgjëresha: Më hënën e plotë në shenjën e Dashit duhet të përqendroheni në financat tuaj dhe në detyrimet që ju keni ndaj të tjerëve. Gjithsesi ka të bëjë dhe me vetëbesimin tuaj, anën tuaj të brendshme, nëse do të fokusoheni aty do të gjeni pikat tuaja më të forta, që ju të veproni me vetëbesim dhe të keni suksese në fushat e jetës që iu preokupojnë. Kujdes në mbështetjen që kërkoni në miqtë dhe në rrethin tuaj social, mirë është që të mbështeteni në forcat tuaja, sepse do të keni mundësi të gjeni mbështetje, por jo 100%. Është një periudhë shumë e mirë për jetën tuaj profesionale, ku do të shpërbleheni për punën që keni bërë dhe nga data 16 deri në datën 18 do të jetë një periudhë pozitive, prandaj pranoni ftesat.

Peshorja:  Personat që i përkasin kësaj shenje janë nga më të ndikuarit e kësaj periudhe, të kësaj hëne të plotë që zhvillohet përballë jush në shenjën e Dashit. Nga njëra anë është një periudhë shumë e mirë dhe favorizuese për ju me praninë e Jupiterit në shenjën e Binjakëve, nga ana tjetër duhet të fokusoheni më tepër në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet tuaja, të mbroni të ato për të cilat jeni të interesuara, të mos kundërshtoni njerëzit që janë më lart se sa ju. Mirë është që të fokusoheni më tepër në financat tuaja, pasi atje do të keni dhe shanse për të zgjidhur probleme me familjen dhe pronën dhe do të ndjeheni më të çliruar. Nga data 17 deri në 11 Nëntor do të jetë një periudhë shumë pozitive për ju, pasi do të dilni dhe do të takoni sa më shumë njerëz dhe duhet ta bëni këtë, sepse përmes këtij aktiviteti ju do të keni më shumë shanse për jetën tuaj personale, por dhe do të bëni shumë biseda që kanë të bëjnë me  financat tuaja.

Akrepi: Hëna e plotë në shenjën e Dashit krijon kushtet që ju të fokusoheni në përditshmërinë tuaj, të fokusoheni në punën tuaj, ta organizoni sa më mirë atë, dhe të jeni sa të më frymëzuar që të jeni të fituar në fund. Madje nëse nuk do të keni luhatje të humorit do të dilni fitimtarë. Shumë të kujdesshëm duhet të jeni në çështjet që kanë të bëjnë me ligjin. Në datën 14 ose 15 sjellja e të tjerëve do iu provokojë, përshtatuni situatave dhe gjeni strategji dhe në datën 15 dhe më tutje duke përdorur intuitën tuaj, do të jeni vetë ju prezentë për të zgjidhur problemet tuaja.

Shigjetari: Kalimi i Afërditës në shenjën tuaj nga data 17 deri më 10 Nëntor krijon kushte ideale për jetën tuaj personale, por dhe për çdo fushë të jetës suaj dhe nga ana tjetër do të ndjeheni mirë dhe do të arrini me qetësi çdo gjë që ju iu preokupon. Nga ana tjetër kjo periudha, por dhe veçanërisht hëna e plotë në shenjën e Dashit është shumë erotike për ju. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në iniciativat tuaja financiare. Nga data 16 deri në datën 18 do të gjeni mbështetje financiare, por dhe ndihmë në problemet që do të keni në lidhje me familjen dhe shtëpinë.

Bricjapi: Jeni shenja e katërt e ndikuar nga kjo periudhë në përgjithësi, por dhe nga hëna e plotë në shenjën e Dashit, por më të ndikuar janë kryesisht të lindurit rreth datave 11, 12 dhe 15-16 Janar, madje janë më të ndikuarit e kësaj hëne të plotë, pasi gjithë energjia e hënës bie në shenjën tuaj dhe në fillim të javës do të preokupojnë çështje që kanë të bëjnë me familjen tuaj dhe gjatë javës me shtëpinë apo karrierën tuaj. Çështje financiare ju preokupojnë në fillim të javës deri në datën 15, ndërkohë që nga data 16 deri në datën 18 miqtë tuaj do të jenë një mbështetje.

Ujori: Detyrimet tuaja në jetën e përditshme do të jenë të shumta, pra do të jetë dhe për ju një periudhë shumë aktive me lëvizje. Por duhet të jeni shumë të kujdesshëm në këto lëvizje, duhet të jeni të kujdesshëm edhe se si e përdorni fjalën. Problemet që iu lindin në punë duhet t’i trajtoni me sa më shumë kujdes dhe kryesisht në fillim të javës. Nga data 17 deri në 11 Nëntor do të jeni shumë social do të përfitoni në sferën financiare, sidomos ju që keni biznesin tuaj. Në fillim të javës do të keni probleme që duhet t’i zgjidhni me diplomaci dhe nga data 16 deri në datën 18 do të keni përfitime financiare nga burime që keni pasur herë të tjera.

Peshqit: Me këtë hënë të plotë duhet të vendosni fokusin tek marrëdhëniet tuaja dhe në sferën financiare që ka të bëjë me xhepin tuaj, por paralelisht është një periudhë shumë erotike për ju, por ajo që ka më shumë rëndësi është që ju të mos shpenzoni, nëse doni të bëni një lëvizje financiar për karrierën tuaj mirë është që të prisni 15 ditë. Data 14 deri në 15 duhet të përshtateni me problemet dhe nga data 16 deri në 18 do të keni takime të rëndësishme dhe shanse shumë të mira në jetën tuaj personale dhe profesionale./tvklan.al