Fituesit do të përballen me makinën e të vërtetës
Pas kualifikimit të 55 kandidatëve që synojnë të bëhen pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një pjesë e tyre i janë nënshtruar testit me gojë nga komisioni i përzgjedhjes.
Paraditen e së premtes 25 aplikantët e parë iu nënshtruan fazës së tretë të testimit dhe nesë e kalojnë atë do të përballen me makinën e së vërtetës.
Kjo fazë do të përbyllet ditën e martë, ndërsa pritet që procesi të rihapet, pasi Byroja Kombëtare e Hetimit në organikën e saj duhet të ketë 60 oficerë.
Hetuesit e BKH-së kanë përgjegjësinë të kryejnë hetime nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm dhe kanë statusin e oficerit të policisë gjyqësore.
Tv Klan