Më shumë se 11 mijë persona në të gjithë vendin paraqiten çdo ditë në qendrat shëndetësore dhe urgjenca, si pasojë e prekjes nga viroza të stinës. Mes tyre, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë izoluar edhe rastet e para të prekura nga gripi.

Ende nuk kemi jemi në situatë epidemie gripale, por sërish kërkohet të bëhet kujdes, veçanërisht për grupet e riskut. Edhe pse gripi është një infeksion i pa parashikueshëm, referuar situatës e një viti më parë, specialistët parashikojnë kulmin e epidemisë në fillim të muajit Shkurt.

Tv Klan