Sipas udhëzimit të Bashkisë së Tiranës, shpërndarja e këtyre aboneve bëhet në 5 pika, ndërsa tërheqja do të bëhet çdo muaj duke paraqitur edhe një fotografi personale.
Por për shkak të radhëve të gjata, pensionistët kërkojnë që aboneja të jetë për një periudhë 1- vjeçare dhe të mos e tërheqin çdo muaj.
Sipas tyre, duhej një zgjidhje tjetër më optimale që mos të prisnin në radhë, ose ta marrin pranë njësisë së tyre administrative ku dhe kanë bërë verifikimin fillestar që janë banorë të zonës dhe përfitojnë këtë lloj aboneje falas.
Janë rreth 177 mijë pensionistë në Bashkinë e Tiranës, që do ta përfitojnë falas abonenë mujore të përgjithshme e cila normalisht ka një vlerë prej 1600 Lekësh.