Punëtorët nga të tre vendet lëvizin lirisht prej datës 1 Mars
Që nga data 1 Mars ka filluar zbatimi i Protokollit për lidhjen e skemës së identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor dhe i Protokollit për zbatimin e marrëveshjes për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës në rajonin tonë. Këto dy protokolle janë nënshkruar në muajin janar në Shkup në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Falë zbatimit të tyre qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësinë të hyjnë në territorin e çdo vendi me një dokument personal të vlefshëm për lëvizjen e lirë dhe mundësinë e punësimi në të tre vendet pa nevojen e lëshimit të një leje pune.
Shërbimet elektronike për regjistrimin e punëtorëve në tregun e vetëm të punës do të bëhen të disponueshme për qytetarët javën e ardhshme, si dhe do të lidhen portalet e qeverisjes elektronike të të tre vendeve.
Nga krijimi i një tregu të përbashkët pune të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të përfitojnë si qytetarët ashtu edhe ekonomia e rajonit në tërësi, sepse zgjerimi i tregut të punës hap mundësi më të mëdha biznesi si për individët ashtu edhe për individët dhe ekonominë e rajonit në tërësi.
Me heqjen e burokracive të shkresave dhe procedurave të tepërta, qytetarët e tre vendeve nënshkruese do të mund të gjejnë një punësim me pagë dhe kushte më të mira. Kjo do të kontribuojë në qarkullim dhe lidhje më të madhe të njerëzve në rajon.
Kompanitë dhe subjektet tregtare që operojnë në tre vendet nënshkruese do ta kenë më të lehtë gjetjen e stafit të munguar.
Klan News