Në ditën e dytë të vizitës në Malin e Zi, presidenti Nishani i shoqëruar edhe nga bashkëshortja Odeta u ndalën në zonën e Anës së Malit, të banuar nga shqiptarë. Duke vlerësuar historinë e kësaj treve kreu i shtetit theksoi rëndësinë që ka për çështjen kombëtare ruajtja e traditave dhe identitetit kombëtar.
Nishani: “ Ne na kërkohen sakrifica jo kaq sublime sa të të pareve tanë, dhe ne kemi përgjegjësinë 10- fish me shumë në respekt të sakrficave sublime të gjeneratave të pareve tanë, por dhe ne përgjegjësi të sakrificave që në duhet të bëjmë sot, në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare, e cila është e pazgjidhur ne çështjet e paqes, të stabilitetit te mirëkuptimit të bashkëjetesës së respektit ndërsjellët dhe ecjes përpara…”
Nishani tha se dimensioni i lirisë është një vlerë e shtuar për shqiptarët dhe peshën e tyre në rajon.
Niashani: “Shekulli i ri është shekulli i shqiptarëve, sepse ata më në fund kanë dalë në hapësirën e lirisë, në hapësirën e mundësive dhe tani shqiptarët e kanë në dorën e tyre për të treguar se sa të rëndësishëm janë ata jo vetëm për identitetin e tyre, por edhe se sa të pazëvendësueshem janë ata për rrugëtimin e rajonit dhe vendeve ku ata jetojnë.”
Për kontributin në studimet albanologjike dhe ato akademike të fushës së shëndetësisë, Presidenti Nishani vlerësoi me me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”: Ruzhdi Ushakun dhe Simë Dobrecin.
Tv Klan