Autori në kërkim, debatuan me pronarin e dyqanit
Një breshëri plumbash në drejtim të një dyqani me pjesë makinash, në Xhafzotaj të Shijakut ka lënë të plagosur një 36-vjeçar.
Bëhet fjalë për Enidor Dedjen, i cili rastësisht ndodhej në pikën e pjesëve për makina, që aktualisht është nën kujdesin e mjekëve në spital Durrësit, ku mësohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia njoftoi se ka identifikuar autorin e ngjarjes, 30-vjeçarin, Arbër Hoxha, i cili është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ai dyshohet se një ditë më parë ka patur konflikt për motive të dobëta me njërin prej pronarëve të pikës së tregtimit të pjesëve për makina, ndaj ka ndërmarrë këtë akt.
Breshëria e plumbave në drejtim të biznesit, ka kapur dhe xhamin e një autobusi që ndodhej i ndaluar, por që fatmirësisht në brendësi të tij nuk ka patur njeri.
Tv Klan