19 vite i laruar në emigrim, 9 vite pa bërë as edhe një telefonatë të vetme tashmë Spartak Nurçe është i gjetur.

Nata e mbrëmshme në “Njerëz të humbur” ka shpalosur jetë njerëzish dhe një tablo të realitetit shqiptar. Histori këto të ndryshme, por edhe të ngjashme. Duke vijuar me maratonën e Bledion Terpollarit që ende fsheh peshën e një arkivoli me tjetër identitet.

Bernard Pecnika: “Jemi munduar të marrim vesh pak a shumë se cilat janë procedurat në të cilët lejohet që të kalojë një kufomë nga shtetit grek në drejtim të shtetit shqiptar. Gjëja e parë e cila na ka bërë përshtypje ka qenë pikërisht fakti se në mënyrë absolute këta zyrtarë theksojnë, se një kufomë nuk mund të lejohet që të kalojë pa patur një leje të posaçme nga shteti grek.”

“Njerëz të humbur” vazhdon të japë rezultate dhe të ketë arritje, të tjera histori presin të zbardhen./tvklan.al