Një shqiptar i dënuar me arrest shtëpie bëri kërkesë për rikthim në burg në mënyrë që të shpëtonte nga gruaja e tij. ‘’Nuk duroj dot më, burgu është më mirë’’ u shpreh ai, sipas gazetës italiane Il Messagero.
I riu, një 30 vjeçar shqiptar me banim në qytetin e Guidonia Mentecelio, nuk duroi dot më bashkëjetesën e detyrueshme me gruan e tij, janë shprehur autoritetet lokale.
‘’I acaruar nga situata, ai vendosi të largohej duke dorëzuar veten përpara Karabinierëve për të kërkuar vuajten e dënimit në qeli’’, vazhdojnë raportimin autoritetet italiane.
Dënimi që ai po vuante në shtëpi është i lidhur me trafikimin e drogës. Ai jetonte në shtëpi me familjen e tij dhe bashkëshorten, por siç duket gjërat nuk po shkonin më mirë. ‘’Jeta ime është kthyer në ferr, nuk mund të duroj dot më. Dua të shkoj në burg’’, mësohet se u shpreh i riu.
Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burg pasi shkeli arrestin e shtëpisë për të bërë këtë kërkesë, raporton Il Messagero./tvklan.al