Nxënsit e ciklit të ulët të shkollës tetëvjeçare të Derviçanit në Gjirokastër kanë bojkotuar mësimin. Prindërit e 45 nxënësve të kësaj shkolle nuk kanë lejuar fëmijet e tyre të hyjnë nëpër klasa duke protestuar për numrin e vogël të mësusve që japin mësim në këtë shkollë.
Në shkollë ka vetëm 3 mësues, 2 për gjuhën greke dhe një për atë shqipe, të cilët bëjnë njëkohësisht mësim me dy klasa. Prindërit janë ankuar për mungesën e mësuesve dhe kanë kërcënuar se, nëse Drejtoria Arsimore nuk do të marrë masat e duhura për të zgjidhur këtë problem, ata do ta përshkallëzojnë protestën e tyre. /tvklan.al