Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve Sokol Olldashi është takuar me banorë të komunave Këmishtajt dhe Bubullime të Lushnjes, ku theksoi angazhimin e qeverisë për fillimin së shpejti të punimeve në rrugën Pushimi i shoferit-Divjakë.

Sokol Olldashi: “Kemi investuar në rrugët e Shqipërisë 10 fishin, po plotësojmë të gjitha akset kombëtare nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim. Po plotësojmë lidhjet e të gjitha qendrave të mëdha bujqësore me akset kombëtare. Brenda pak ditësh, maksimalisht le të themi 2-3 javë këtu do të fillojnë punët, për rikonstruksionin e plotë të të gjithë aksit prej 27km, nga Pushimi i Shoferit deri në Divjakë.

Gjatë takimit me banore të këtyre komunave, ministri Olldashi tha se të gjitha investimet e qeverisë në mandatin e saj të parë në këtë zonë si dhe në mbarë vendin janë të prekshme dhe reale.

Duke u ndalur tek lufta e qeverisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ministri Olldashi tha përpara banorëve të këtyre dy komunave se  progresi i Shqipërisë në këtë drejtim është vlerësuar në mënyrë të veçantë nga Banka Botërore dhe FMN-ja./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro