“Për të përshpejtuar procesin e statusit kandidat me Serbinë apo këdo vend tjetër të Ballkanit, Komisioni Europian ka mandat për ta vlerësuar situatën dhe për ta rekomanduar ndaj vendeve anëtare në rast të sinjaleve pozitive për shpejtim të procesit”. Këtë deklaratë Komisioneri Për zgjerim Olli Rehn e dha gjatë konferencës për shtyp me Zv/kryeministrin serb Bozidar Deliç, i pyetur nëse ishte teknikisht e mundur apo jo që Serbia të merrte statusin kandidat brenda këtij viti.
Numri 2 i qeverisë serbe i paraqiti Komisioni Europian planin e Beogradit për anëtarësimin e Serbisë në BE e cila fokusohet në 3 çështje kryesore marrja e statusit brenda këtij viti, heqja e regjimit të vizave Shengen dhe përgatitja e vendit për të qenë në gjendje të përfitojë fondet strukturore me qëllim që në vitin 2012 serbët të jenë vend anëtarë në BE./tvklan.al
Gazetare Arta Tozaj