Pritjes duket se i ka ardhur fundi. Dani Olmo pritet të regjistrohet në La Liga si lojtar i Barcelonës dhe të bëjë debutimin me fanellën katalanase.

Dëmtimi i Andreas Christensen, i ka hapur rrugën regjistrimit të fantazistit spanjoll. Sipas mediave iberike, mbrojtësi danez ka pësuar dëmtim në tendinën e Akilit dhe do të mungojë gjatë.

Kjo i jep të drejtën Barcelonës, që të përdorë 80% të tarifës së Christensen, për të regjistruar Olmon. Ky i fundit pritet të debutojë këtë të martë në kampionat ndaj Rayo Vallecano.

26-vjeçari u transferua nga Barcelona në merkaton e kësaj vere nga Leipzig, për shifrën e 51 milionë eurove, por ende nuk e ka bërë debutimin, për shkak se nuk është i regjistruar në La Liga.

Siç dihet, katalanasit kanë probleme financiare dhe vështirësi të mëdha për regjistrimin e lojtarëve, siç ka ndodhi edhe në të kaluarën.

Megjithatë me dëmtimin e Christensen, duket se i hapet rruga Olmos, për të nisur aventurën me skuadrën e Hansi Flick. /tvklan.al