#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Çështja e kapjes së një sasie botoksi që u konsiderua kontrabandë ishte një moskuptim nëse ishte e tillë apo e një cilësie jo të duhur. Nga sqarimi i rrethanave doli që botoksi është i ndaluar në Shqipëri. Ndërkohë, prej 10-15 vitesh është aq i pranishëm sa gjendet thuajse në çdo parukeri si dhe qendra estetike. Cilat janë rreziqet? Pse është i ndaluar në Shqipëri? Si duhet bërë dhe cilat janë pasojat? Sekretarja e Përgjitshme e Urdhrit të Shoqatës së Dermatologëve të Shqipërisë, Entela Shkodrani sqaron situatën për “Opinion”.

Skandali i botoksit, Shkodrani sqaron situatën: Preparati s’është i regjistruar për përdorim në Shqipëri

Skandali i javës së kaluar lidhur me bllokimin e botoksit nxiti një lloj kaosi, kryesisht në rrjetet sociale nëse bëhej fjalë për standardin e preparatit, kontrabandë apo nëse është i palejuar.

Sipas shpjegimit të Sekretares së Përgjitshme të Urdhrit të Shoqatës së Dermatologëve të Shqipërisë, Entela Shkodrani në “Opinion” në Tv Klan, botoksi (botulina toksike) nuk është e regjistruar në vendin tonë. Edhe pse preparati përdoret gjerësisht në qendra estetike apo edhe parukeri e madje ofrohet edhe me çmime ofertë, ai nuk është i licencuar për përdorim në Shqipëri.

Entela Shkodrani: Botoksi është një preparat mjekësor që përdoret për arsye mjekësore. 

Blendi Fevziu: Si përdoret për arsye mjekësore?

Entela Shkodrani: Besoj e ke parasysh njerëzit që kanë djersitjen e shtuar, rrathët karakteristikë etj, ato trajtohen pikërisht me këtë preparat nga ana mjekësore, nga ne si dermatologë që quhet botulina toksike.

Blendi Fevziu: Pra botoksi qenka i ligjshëm derisa ju i trajtoni.

Entela Shkodrani: Duhet të përdoret në këto raste. Botulina toksike është një preparat që nuk është regjistruar në Republikën e Shqipërisë për një kohë të gjatë. Ka pasur disa raste leje importi dhe për këtë arsye është përdorur Botoksi ose botulina toksike por botulinë toksike të regjistruar nuk ka.

Shkodrani shton se botoksi është preparat që nuk mund ta gjesh askund në Shqipëri  por fakti që ofrohet ngado, vjen për shkak të shitjes nën dorë.

Entela Shkodrani: Preparate jo estetike janë preparate që prishin integritetin e lëkurës. Të gjitha preparatet që vendosen  në sipërfaqe të lëkurës janë preparate estetike dhe kozmetike dhe ka një ligj të  miratuar, të posaçëm, “Ligji i preparateve kozmetike në Shqipëri”.

Blendi Fevziu: Të cilat duhet të vendosen vetëm me autorizimin e mjekut?

Entela Shkodrani: Mbi sipërfaqen e lëkurës. Preparatet që prishin integritetin e lëkurës, çdo gjë që futet në lëkurë me anë të shpimeve quhet preparat mjekësor ose me anë të aparaturave  që bëjnë dëmtimin mekanik të lëkurës, të gjitha këto janë preparate mjekësore dhe si të tilla, duhen përdorur vetëm nga personel shëndetësor i kualifikuar, mjek

/tvklan.al