#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Të ftuar: Artan Hoxha, Ornela Çuçi, Aida Gjecaj, Sibora Bitri, Arben Pëllumbi, Oltion Çaçi
Anxhelo Haruni, Vasil Bedinaj
Turizmi në Shqipëri ka marrë një vëmendje të shtuar, veçanërisht nga shtypi i huaj. Artikujt për Shqipërinë kanë filluar që para katër vitesh, por këto dy vitet e fundit shihet një tendencë mjaft dashamirëse për të promovuar turizmin në vendim tonë. Fillimisht në fokus të vëmendjes kanë qenë Alpet e Shqipërisë, më pas zbulimi i plazheve dhe trashëgimisë kulturore. Kthimi i vëmendjes tek turizmi ka qenë e papritur për vendin tonë, por kjo ka sjellë një fluks të jashtëzakonshëm turistësh në çdo pjesë të vitit. Përveç avantazheve shtypi i huaj ka evidentuar edhe një sërë problematikash. Këto problematika në lidhje me turizmin diskutohen këtë të enjte në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan.
A po hetohet pasuria e Veliajt? Daci: Është e qartë në dokument se…
Këtë të Enjte në “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu kërkoi disa përgjigjie të aspektit juridik nga konstitucionalisti Jordan Daci. Ky i fundit foli për një dokument që ka qarkulluar në shtypin publik, ku përmendet emri i kreut të bashkisë Tiranë Erion Veliaj.
Jordan Daci: Ai lloj informacioni që kërkohet dhe ajo letër, nuk lë vend për dyshim se është person nën hetim. Padyshim, mund të jetë çështja e Inceneratorëve, por mund të jetë një çështje krejt tjetër që ne nuk e dimë. Por nuk është domosdoshmërisht hetim pasuror.
Blendi Fevziu: Ka të drejtë SPAK ose çdo prokurori të nisë një çështje penale pa e njoftuar personin?
Jordan Daci: Legjislacioni shqiptar nuk përcakton detyrim për prokurorin për të bërë njoftim. Madje, shumicën e rasteve bëhet pikërisht për të mos u marrë vesh…Mos ndikojë në hetim!
Blendi Fevziu: Si e nis në këtë rast Prokuroria procedimin penal?
Jordan Daci: Hetim pasuror mund të ishte fshehje ose mosdeklarim i saj…Por mund të jetë një hetim tjetër ku përfshihen verifikimet e karakterit financiar.
Blendi Fevziu: Nëse është shpërdorim detyre, ç’punë ka me hetimin pasuror?
Jordan Daci: Sepse shpërdorimi bëhet për përfitime monetare, në shumicën e rasteve. Ky dokument tregon që ka një hetim, kjo është e qartë!
Blendi Fevziu: Pse SPAK-u nuk e pohon ose mohon dokumentin?
Jordan Daci: Është pjesë e strategjisë që ka zgjedhur për të bërë hetimin.
“Çdo turist është pasuri”, Fevziu: Nuk na takon t’i paragjykojmë. Të respektohet njësoj si ai që vjen me 5 Euro dhe ai me 500 Euro
Pikat e forta dhe të dobëta të Shqipërisë në turizëm. Kjo ishte tema që u ndal emisioni “Opinion” këtë të enjte në Tv Klan.
Nga studio gazetari Blendi Fevziu i bëri thirrje njerëzve që t’i respektojnë njësoj të gjithë turistët, si ata që vijnë me shumë para, si ata që vijnë me pak.
Sipas tij, nuk i takon shqiptarëve, për shkak të historisë që kemi që të paragjykojmë turistët. Fevziu theksoi se secili prej tyre që vjen këtu harxhon para.
“Dëgjo se kam dëgjuar shumë që thonë jo po i kemi turistët që nuk konsumojnë. Çdo turist një herë vjen me euro, nuk vjen për miqësi. Çdo turist konsumon. Çdo turist që është, është pasuri. A vjen me 5 Euro, a vjen me 50 Euro, a vjen me 500 Euro do ta trajtosh njësoj sepse njësoj ta bën dhe pagesën dhe reklamën dhe çdo gjë tjetër.
Për historinë që kemi, për kushtet që kemi, për gjithë ç’kemi kaluar ne nuk na takon të paragjykojmë asnjë turist. Domethënë ne që kemi hipur nëpër anije për të shkuar në vend. Ne që jemi munduar të bëjmë turizëm me 5 Lekë të vogla, me autobusë. Nuk është dinjitoze që të paragjykojmë turistët nëse vijnë me pak Lekë apo me shumë. Me pak, me shumë, janë turistë që vijnë në Shqipëri. Vijnë për kënaqësinë e tyre. Ju paguajnë të gjithëve se nuk vijnë pa lekë. Kështu që respektohen të gjithë njësoj. Ka një lloj bullizmi ndaj turistëve, që thonë ç’i duam këta turistët cheap. Çna i sjellin këta. Na bëjnë pis vendin”, tha Fevziu.
“68 euro një pjatë peshk…” I ftuari s’e beson, Fevziu: Ore e pagove ti apo unë?
Shqipëria prej kohësh ka qenë në qendër të mediave të huaja për zhvillimet në sektorin e turizmit, e aq më tepër në këto dy vitet e fundit. Mijëra turistë vizitojnë Shqipërinë duke u mahnitur nga bukuritë natyrore dhe kultura vendase. Megjithatë ky zhvillim i shpejtë e ka kapur vendin tonë deri diku në befasi.
Pavarësisht shërbimeve që u ofrohen turistëve përsëri ka mangësi dhe problematika. Përveç plehrave dhe transportit publik, problematikë mbeten edhe çmimet e larta të vendosura pa kriter në vendet turistike në bregdet. Gazetari Blendi Fevziu mes batutash tregoi historinë e tij personale, e cila i habiti të gjithë të ftuarit në studion e emisionit “Opinion”.
Blendi Fevziu: Vasil para dy javësh hëngra në një restorant aty dhe nuk po i besoja faturës. E di sa më erdhi peshku?
Vasil Bedinaj: Hë?
Blendi Fevziu: Një peshk i zakonshëm, s’është se ishte ndonjë gjë, s’ishte as…
Vasil Bedinaj: 6 mijë lekë ose 7 mijë lekë.
Blendi Fevziu: 62 mijë lekë!
Vasil Bedinaj: Të vjetra apo të reja?
Blendi Fevzi: Të vjetra, të vjetra, se 600 mijë lekë peshk të paguaj unë, një pjatë!
Vasil Bedinaj: Edhe një gotë verë e ke marrë besoj.
Blendi Fevziu: Jo, jo! Vetëm peshku po them, 62 mijë lekë vetëm peshku! Një racion mo një racion! 68 mijë lekë jo 62. Tani në çdo vend të botës hiq këto ekskluzivet, Mikono, Bodru, 68 euro një pjatë peshk… Në Shqipëri!
Oltion Çaçi: Në Shqipëri ky çmim! Nuk bën vaki!
Blendi Fevziu: Po si nuk bën vaki, e pagova unë apo e pagove ti!
1 foto si kujtim! Vajzat e komandantit të UÇK: E njohim nga rrëfimet e të tjerëve
Sumeja ishte pak muajshe kur i ati u vra, ndërsa Krenarja nuk arriti ta njohë kurrë. Është kjo historia e trishtë e dy motrave kosovare, babai i të cilave, komandant i UÇK-së, Ilaz Kodra ra në luftë më 30 Prill të vitit 1999.
Në një intervistë për “Opinion”, Sumeja thotë se ka vetëm një foto si kujtim.
“Kam vetëm një foto, isha 11 muajshe dhe mami ishte shtatzënë me motrën në muajin e tretë. Ne për babin na kanë treguar më shumë familjarët. Jemi rrit me gjyshen, axhën e babit, mamin, hallat. Me familjen e babit. Janë munduar të na tregojnë, që ta njohim babin. Më thonë që i kam ngjarë shumë…Edhe pse se kemi njohur kurrë, pak vështirë është…Më thonë që babi ka qenë shumë i lidhur me mua, edhe është munduar të më marrë pas vetes kur ka pasur mysafirë këtu te kulla. Ka dashur t’i bëhem si shoqe…”
Ndërsa Krenarja, ka arritur ta njohë përmes rrëfimeve nga të tjerët.
“Kur s’ke kujtime, ndoshta ke qejf ta njohësh prindin, por… Arrin ta njohësh vetëm përmes rrëfimeve të të tjerëve. Për fat të mirë, babi ka pas lidhje të ngushtë me familjen, por edhe ka njohur shumë njerëz. Na vizitojnë edhe në përvjetor, ditë të tjera. Nuk ka shans te ne që një ditë të kalojë pa na treguar diçka për të. Na tregojnë që ka qenë shumë human. Na tregojnë që ka qenë shumë strateg e vizionar në luftë. Secila periudhë e babit i ka ato karakteristikat e veta.”
“Ai komandant, motra ushtare”, gruaja e Ilaz Kodrës rrëfen me trishtim: I humba në një ditë
Një histori e rrallë vjen sonte në “Opinion”. Sumeja dhe Krenare Kodra janë dy vajza kosovare të cilat për fat të keq nuk e panë kurrë babin e tyre. Ilaz Kodra, babai i tyre ndërroi jetë në moshën 30-vjeçare, 20 vite më parë së bashku me kunatën e tij. Ai luftoi për dy vite krah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku dha jetën për të shpëtuar vendlindjen e tij.
“Fatkeqësisht me babin se kam asnjë kujtim!”, thotë njëra prej vajzave në nisje të intervistës.
Bashkëshortja e Ilaz Kodrës, Kimetja, rrëfen momentet me të duke treguar dhomat e shtëpisë-muze, ku më kryesorja është “Oda e Burrave”.
“Këtu janë mbajtur takimet e themeluesve të UÇK-së, prej nga ka buruar nisma e themelimit të shtetit që gëzojmë sot.Këtu janë marrë vendime, 10 vite para 1997-ës. Në vitin 1991 ai shkoi për një stërvitje ushtarake, në atë kohë me Adem Jasharin, Sahit Jasharin, Fadil Kodrën dhe Murat Jasharin.”
Me trishtim, Kimetja kujtoi se në të njëjtën ditë, më 30 Prill 1999, humbi dhe motrën e saj. Kujtimet e fundit që i kanë mbetur janë dy çanta dhe një fashë.
“Ilazi ishte komandant i zonës, motra ushtare. Shumë e re në moshë, po vazhdonte shkollën e Mesme për mjekësi. Po deshi të shkonte nëpër male, të jepte kontributin e saj.”
/tvklan.al