Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka konsideruar si taktikë elektorale, vendimin e qeverisë Rama për uljen e çmimit të energjisë elektrike.
“Uli për një vit se kjo është ulje njëvjeçare thotë ai, të çmimit të energjisë. Ulje tipike elektorale, një ulje absolutisht antiligjore, në shkelje të çdo kodi, në përpjekje për të grabitur vota”, tha Berisha.
Berisha ka premtuar ulje të çmimeve të energjisë elektrike nëse rikthehet në pushtet pas zgjedhjeve të 11 Majit. Sipas Berishes me uljen e humbjeve në rrjet, çmimi i energjisë duhej të ishte shumë më i ulët se tani
“Partia Demokratike ka planin e saj për çmimin e energjisë dhe ky projekt konsiston; së pari çmimin fillimisht 7 Lekë jo 77 sa ka qenë, por 7 Lekë për kilovator pëe 300 kilovatorët e para. Çmimi i dytë 100 Lekë për kilovatorë për 400 kilovatorë të tjera. Mbi to do ketë një çmim të tretë për konsumatorët familjarë, për ata që jetojnë në lukse, e kuptoni vetë ju, i kanë të florinjta dhe tualetet. Ata do njohin një çmim të tretë të paktën 1000 Lekë kilovati. Në këtë mënyrë, biznesi do zbresi aty ku ka qenë, 60 Lekë kilovati”, tha Berisha.
Berisha paraqiti edhe planin për lejimin e ndërtimit të mikro- hidrocentraleve çdo komunitet lokal i cili mund të përdorë burimin e ujit ta për të prodhuar energji falas. Kreu demokrat tha se po vijon negociatat me socialistët për ndryshimin e kodit zgjedhor për të siguruar votën e Diasporës.
“Di që po zhvillohen negociata. Kemi shpallur publikisht se kërkesa të arsyeshme që shkojnë në favor të transparencës dhe mundësisë së votës së Diasporës do të miratohen nga ne, qoftë edhe në rast se do të duhen ndryshime të tjera ligjore”, tha Sali Berisha.
Berisha tha se do të kërkojë rikthimin e koalicioneve parazgjedhore, por pa e vendosur këtë kusht në negociata me Ramën.
Klan News