Opozita protestoi sërish këtë të premte para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ata akuzuan administratën e bashkisë për korrupsion.

Gjatë kohës që po mbante fjalimin Belind Këlliçi, një efektiv i policisë ka rënë pa ndjenja.

Atij i kanë ardhur menjëherë në ndihmë qytetarët e pranishëm dhe kolegët e tij, të cilët e transportuan për në spital.

Tv Klan