Kryeministri hungarez Viktor Orban akuzoi Bashkimin Evropian se po përpiqet të rrëzojë qeverinë e tij dhe të instalojë një regjim kukull.
Kryeministri hungarez, i cili është përplasur vazhdimisht me liderët e BE-së, së fundmi në Parlamentin Evropian në fillim të këtij muaji, tha se politikat e tij në lidhje me luftën në Ukrainë dhe emigrimin janë të papranueshme për Brukselin.
“Ne e dimë se ata kanë në mendje një qeveri kukull dhe një parti që duan të na imponojnë. Dhe ata kanë njeriun e tyre, një TIP që thjesht firmos gjërat, një kandidat ideal për të udhëhequr një qeveri kukull”.
Pak para fjalimit të Orbanit, një sondazh i ri tregoi se partia opozitare e Peter Magyar ka mbështetje më të madhe nga qytetarët se partia e Orbanit.
Kjo është hera e parë që një parti opozitare arrin ta bëjë këtë që nga viti 2010 kur Orban u zgjodh për herë të parë.
Fjalimi i kryeministrit hungarez vjen në një kohë të vështirë për qeverinë e tij pasi mbështetja për të ka rënë për shkak të ekonomisë së dobët edhe një sërë skandalesh brenda partisë.
Klan News