Papa Françesku bën thirrje që Krishtlindja e këtij viti të sjellë fundin e luftërave në Ukrainë, Gaza e kudo nëpër botë.

“Të heshtin armët, të dëgjohen tingujt e këmbanave të Krishtlindjes. Të lutemi që Krishtlindja të sjellë armëpushime në të gjitha frontet e luftës, në Tokën e Shenjtë, Ukrainë, kudo në Lindjen e Mesme dhe gjithë botën.”


Në meshën e kësaj të Diele, që është edhe e fundit para asaj të natës së madhe të Krishtlindjes, atë mes 24 dhe 25 Dhjetorit, Ati i shenjtë shprehu hidhërimin e thellë për luftën në Ukrainë, ku çdo ditë vriten njerëz, goditen shkolla, spitale, kisha e po ashtu për Rripin e Gazës ku mizoritë nuk kursejnë as fëmijët, që sipas tij qëllohen me armë.

Në meshën e kësaj të Diele, Papa Françesku u shfaq në monitorë të mëdhenj para besimtarëve në sheshin “Shën Pjetër”. Ritualin e zhvilloi përmes pamjeve të drejtpërdrejta nga shtëpia e tij, ku ishte i detyruar të qëndronte pasi vuan nga pasojat e një të ftohure të ditëve të fundit.

Tv Klan