Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Parlamenti ka miratuar me 79 vota pro, 9 kundër dhe 1 abstenim, shtesën në buxhetin e shtetit për vitin 1999 nga fondet e mbetura nga shuma prej 200 milion dollarësh e dhënë nga donatorët e huaj për krizën kosovare.

Në lidhje me këtë ndryshim kryetari i komisionit parlamentar të ekonomisë dhe financës Arben Malaj shprehet.

Arben Malaj:- “Në variantin që në Shqipëri do të vinin 450 mijë kosovarë deri në fund të vitit do të parashikohen 200 milion dollarë mbështetje për ekonominë shqiptare. Aktualisht ne po kalojmë ndryshime në buxhet në mënyrë që këto shpenzime të jenë efektive, tu paguhen biznesit privat të gjitha shpenzimet që ata kanë bërë për krizën kosovare, të rikthehen në gjendje normale qendrat që u trajtuar këta refugjatë dhe mbi të gjitha të kthehen në gjendjen normale dhe disa institucione arsimore, sportive por dhe rrugë, infrastrukturë në të cilën ka pasë një mbingarkesë nga kriza kosovare”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame