Kryeministri Edi Rama nga Nju Jorku gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në SHBA është shprehur se Shqipëria ka rilindur dekadën e fundit.

Rama ka theksuar se Shqipëria e kësaj faze ka vetëm një forcë shtetbërëse dhe ajo është Partia Socialiste.

Edi Rama: Kjo e vërtetë është se Shqipëria e kësaj faze ka vetëm një forcë shtetbërëse Partinë Socialistëe të Shqipërisë. Pa të cuilën në udhëheqjen e saj Shqipëria nuk do ta bënte dot reformën në drejtësi dhe të godiste korrupsionin pa dallim ngjyrash politike dhe të ulej sot në çdo tryezë si e barabartë mes të barabartësh dhe të bënte një histori suksesi me rritjen më të lartë të të turizmit dhe aeroportin me rritjen më të lartë të pasagjerëve në Europë dhe nuk do të mirëpristë kurrë në Tiranë të parin samit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor jashtë kufijve të BE. Shqipëria në krye të OSBE, këtu në Nju Jork në Këshillin e sigurimit të OKB, mikëpritëse e samitit të komunitetit politik vitin e ardshëm kur do të vijnë në Tiranë udhqëheqëesit e konitentit, mikëpritëse e samitit të NATOS në 2027, është një Shqipëri e rilindur këtë dekadë e cila ju e dini më mirë nga të gjithë. Nga një emër i sikletshëm për çdo shqiptarë kur e pyesin nga je është kthyer në një emër krenarie kur thua “I am from Albania”.

Nuk kam ardhur këtu sot t’ju them se Shqipëria është një fushë me lule sepse nuk është e tillë sepse kemi shume ferra për të pastruar, por kam ardhur këtu për t’ju thënë se jam sa krenar aq edhe i vetëdijshëm për sa shumë akoma mbetet për të bërë. E prandaj kam ardhur këtu për t’ju kërkuar që ta vazhdojmë dhe ta përmbushim bashkë këtë mision për ta ngjitur Shqipërinë në majën  e 2030 duke e bërë të pakthyeshme rrugën e Europës, dhe për vendin tonë, flamurin tonë atë që çdo shqiptar si ju ka bërë për të ardhmen e vet duke u bërë pjesë krenare e pandashme e bashkësisë këtu në Amerikë apo në Europë.

/tvklan.al