Partizani barazoi 1-1 me Teutën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Superiore.

Të kuqtë i shkuan fitores shumë afër, por iu iku nga duart pak sekonda nga fundi. Tedi Cara zhbllokoi sfidën në minutën e 10-të, për t’i dhënë avantazhin kryeqytetasve.

Këtë rezultat Partizani e ruajti deri në minutën e 94-t, kur edhe u barazua. Një penallti e akorduar për prekje me dorë, u kthye në gol nga Lloci, i cili barazoi shifrat dhe i dha një pikë skuadrës durrsake.

Me këtë barazim, Partizani ndan kreun e renditjes me Vllazninë, me nga 21 pikë, ndërsa Teuta renditet në vendin e gjashtë me 16 pikë. /tvklan.al