Federata Ruse është përjashtuar nga Këshilli i Europës. Në një deklaratë të bërë nga Komiteti i Ministrave të këtij Këshilli, u bë me dije se pas një takimi të jashtëzakonshëm, anëtarësimi i Rusisë ishte pezulluar.
Kjo është hera e pare në 26 vite, që Rusia përjashohet nga Këshilli i Europës, shkruan BBC.
Procedura për t’i dhënë fund anëtarësimit të Rusisë filloi fillimisht më 25 Shkurt, një ditë pasi forcat ushtarake ruse, me urdhër të Presidentit Putin pushtuan Ukrainën.
Këshilli është organi më i vjetër politik i Evropës dhe synon të mbështesë të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin./tvklan.al