Pas letrës së pestë publike të bërë nga kryeministri Edi Rama nuk vonoi dhe kundërpërgjigja e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se forca e opozitës është bashkimi dhe qëndresa dhe nuk ka asnjë hap pas.
“Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas!”
Edhe në letrën e pestë kreyministri Rama i kërkoi Bashës që të ulen dhe të dialogojnë, por duke i bërë të qartë se zgjedhjet e 30 Qershorit nuk do shtyhen.
Reagimi i Lulzim Bashës
Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu
Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.
Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! ##ShqipëriaSiEuropa/tvklan.al