Deputetja Mimoza Kusari-Lila është rikthyer në Kuvendin e Kosovës, pas ndërhyrjes për kancerin në gji. Ajo është mirëpritur me duartrokitje në sallën e Kuvendit.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka rrëfyer disa ditë më parë sfidën e saj shëndetësore. Ajo tha se pas një kontrolli rutinor që e bën çdo vit, është diagnostikuar me kancer të gjirit dhe për këtë iu desh të operohej. Fatmirësisht, kancerin e zbuloi në fazë të hershme duke e bërë më të lehtë trajtimin e tij.
“Detektimi i hershëm shpëton jetë, ndërsa vonesat për zbulimin dhe identifikimin e hershëm mund të sjellin pasoja shumë më të rënda. Fatmirësisht, unë e zbulova në një fazë të hershme dhe trajtimi është shumë më i lehtë sesa në fazat e avancuara”, ishte mesazhi i saj për gratë dhe vajzat, më 8 Nëntor 2024.
/tvklan.al