Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, kanë qenë të ftuar Zhaklina Lekatari, blogere seksi, Pastori Akil Pano dhe sociologu Gëzim Tushi. Ata kanë folur për një temë mjaft të rëndësishme, për seksin dhe ndjenjën, kush është më e rëndësishme për njerëzit ditët e sotme dhe rëndësia e tyre në marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe intimitetin në dashuri.
Mirela Milori: Ndjenja apo raporti intim?
Zhaklina Lekatari: Mendoj se është një ndërthurrje e të dyjave. Nuk besoj se është njëra më shumë dhe tjetra më pak. Ende ndjenjat janë të rëndësishme, por dhe seksualiteti është i rëndësishëm.
Gëzim Tushi: Është një raport i vjetër fizik dhe metafizik që ka të bëjë me një raport shumë delikat shumë të diskutueshëm brenda njeriut, raporti midis mishit dhe shpirtit. Këtu prevalon instikti i mishit domethënë karakteri biologjik i lidhjes seksuale apo është edhe pjesa tjetër që ka të bëjë me anën shpirtërore. Një kombinim i të dyjave do ishte gjëja më ideale për të gjetur ekuacionin e duhur të kësaj formule.
Pastori Akil Pano: Për herë të parë dakortësohem me mendimin e Zhakut, por edhe të profesorit. Një kombinim i të dyjave, ajo e mesmja e artë aristoteliane midis shpirtit dhe mishit ose botës së instikteve dhe botës së virtytit. Në një dimesion ne themi që seksi pa ndjenjë na çon tek qëniet me inteligjencë më të ulët, pra tek kafsha, e megjithatë seksi ndihmon ta sjellë çiftin së bashku në martesë, për të rikuperuar dhe për të kaluar shumë problematika. /tvklan.al