Beteja me korrupsionin, për opozitën mbetet një nga sfidat më të mëdha me të cilën po përballet Shqipëria në rrugëtimin drejt BE. Në Këshillin Kombëtar të Integrimit, deputetja e PD, Jorida Tabaku ngriti shqetësimin e mungesës së një plani dhe strategjie nga qeveria për parandalimin e këtij fenomeni.
Jorida Tabaku, deputete e PS: Progres-raporti edhe i vitit 2022, por njëkohësisht edhe i vitit 2023 jepnin qartazi një pamje ku lufta kundër korrupsionit kishte mungesën e një vizioni, por njëkohësisht mungesën e një strategjie për të trajtuar çështjet të cilat lidhen me luftën ndaj korrupsionit në nivel parandalues dhe për të pasur një trak-rekord për sa i përket hetimit, por njëkohësisht edhe dënimit të të gjitha veprave korruptive.
Debati u përqendrua edhe te roli i komisionit të posaçëm antikorrupsion, për të cilin shoqëria civile kërkoi shpjegime për mënyrën se si do të funksionojë.
Blerjana Bino, përfaqësuese e shoqërisë civile: Nuk e kuptoj se cilat janë garancitë që vetëm deputetët e PS aktualisht në përbërje të këtij komisioni i japin shoqërisë shqiptare, qytetarëve shoqërisë civile që ky komision nuk do të zhbëjë atë që është bërë, apo çfarë veler të re dhe të shtuar në luftën kundër korrupsionit.
Toni Gogu, deputet i PS: Nëse ju vetë nuk jeni e bindur siç thatë në komentin tuaj në komentin tuaj, se nuk ishte pyetje. Është shumë e vështirë për mua t’ju tregoj se çfarë do të bëjmë. Nëse keni një pyetje unë jam i gatshëm t’u përgjigjem.
Blerjana Bino, përfaqësuese e shoqërisë civile: Pyetja ishte thjeshtë. Cilat janë vlerat e shtuara dhe cilat janë cilat janë garancitë?
Jorida Tabaku, deputete e PD: Shikohen pastaj se si hidheni të gjithë gati për një pyetje. Një pyetje bëri shpqëria civilë, që çfarë do të bëjë ky komisioni.
Ngritja e komisionit të posaçëm antikorrupsion u votua nga socialistët në Parlament, por mungesa e opozitës ka penalizuar vijimësinë e krijimit të këtij organi të ri në Kuvend.
Klan News