Aldo Bumçi: “Jam këtu për të përshëndetur propozimin e komisionit e çështjeve ligjore të parlamentit evropian lidhur me liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke konsideruar shuam inkurajues këtë propozim të iniciuar nga eurodeputetja sllovene Tanja Fajon dhe Komisioni Evropian, shprehim besimin se ai do të gjejë mbështetje dhe nga eurodeputetë të tjerë në mënyrë që ky draft të përfshihet në raporte që do të votohen nga Parlamenti Evropian. Ne do të vijojmë të bëjmë gjithçka që na takon për ët arritur këtë objektiv kryesor për të bërë të mundur që Shqiptarët të lëvizin të lirë ashtu siç i takon. Heqja e vizave për qytetarët shqiptar nuk është thjesht një qëllim politik, por një detyrë që ne i kemi vënë vetes dhe do ta realizojmë shumë shpejt ashtu siç realizuam anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe paraqitjen e kërkesës për statusin e vendit kandidat në bashkimin evropian. Ftojmë opozitën të vijë në parlament duke lënë mënjanë interesat personale të zoti Rama dhe t’i bashkëngjitet këtij objektivi për të përmbushur një nga detyrimet të cilat zgjedhësit i kanë votuar ata siç na kanë votuar dhe ne.”/tvklan.al