Lajme Arkiva 2003

Irena Nikaj do të jetë kandidatja e Partisë Demokrate të Reformuar për kryetare bashkie në Korçë. Genc Pollo e ka prezantuar Nikaj gjatë takimit elektoral që ka zhvillua me banorët korçarë i bindur se ajo është një kandidaturë që do të përfaqësoj denjësisht PDR.

Genc Pollo: I ofrojmë një listë këshilltarësh me emrat e korçarëve të ndershëm, të zotë e të përkushtuar, të aftë për të nxjerrë këshillin bashkiak nga përgjumja dhe parëndësia ku e degradoi imponimi socialist dhe bojkoti pseudodemokrat. Të aftët dhe me vullnetin për ta shndërruar atë në një kontrollor të rreptë demokratik dhe në një digë ndaj çdo lloj abuzimi të mundshëm.

Në vazhdën e turit elektoral në jug të vendit kreu i demokristianëve shqiptarë Nikollë Lesi takime në fshatrat më të thella të Labërisë në zonën e Gjirokastrës, të cilat shtrihen në lartësinë 1600 metra mbi nivelin e detit.

Nipollë Lesi: Edhe Partia Socialiste edhe Partia Demokratike e duan Labërinë vetëm për këngën e saj, këngën labe, por Labëria do investime.

Kreu i demokristianëve insistoi në idenë e tij se votuesi shqiptar nuk duhet kurrsesi të votojnë këtë radhë vetëm për PD-në dhe PS-në. Vota duhet shpërndarë në të gjitha partitë politik në mënyrë që të shkojmë drejt pluralizmit të vërtetë.

Nuk mundet Nano dhe Berisha të na konvertohen në mbrojtës të demokracisë ndërkohë që janë pikërisht ata që e kanë lënë 12 vite mbrapa demokracinë tonë shqiptare. Duhen politikanë të rinj nga të gjitha partitë. Bllok më me fytyra politikanësh, tha Lesi duke përfunduar takimet ne fshatrat e Labërisë./tvklan.al